Reporteri: U.D i drejtorit në RTK nuk e deklaroi saktë pasurinë, fshehu të ardhurat nga një biznes privat - NACIONALE

Reporteri: U.D i drejtorit në RTK nuk e deklaroi saktë pasurinë, fshehu të ardhurat nga një biznes privat

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Mediumi Reporteri, ka raportuar ditën e djeshme për U.D drejtorin e RTK-së, Hysen Hundozi.

Sipas raportimit, Hundozi ka deklaruar rrejshëm pasurinë, duke fshehur të ardhurat mujore nga një biznes privat, dhe pozitën në kompaninë ku ka pronësi.

Gazeta Online Reporteri ka hulumtuar lidhur me këtë çështje, dhe sipas gjetjeve brenda ATK-së, Hundozi deri në nëntor të vitit 2024 ka pasur të hyra të rregullta mujore edhe nga një kompani private. Por, këto të hyra nuk i ka deklaruar fare në formularin e dorëzuar vjet në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Veç tjera, në dokumentin e dorëzuar në APK më 27.02.2025, Hundozi e ka deklaruar 31 dhjetorin 2024 si datë të emërimit në krye të RTK-së, e jo 31 tetorin 2024, ditën kur është emëruar nga Bordi.

Hulumtimin mund ta lexoni KËTU

Lajme të ngjashme