Reperi problematik, kur Fero grushtonte një person në rrugë dhe e shante - NACIONALE

Reperi problematik, kur Fero grushtonte një person në rrugë dhe e shante

4 vjet më parë

nga Gazeta Nacionale

Feronit Shabani, reperi i njohur e problematik nga Gjilani, ka bërë përsëri bujë.

Jo për ndonjë këngë, të cilët janë po ashtu shumë të kritikuara për tekste banale, por për dhunën e ushtruar sot në Gjilan.

Fero, siç njihet me emrin artistik, në videon e siguruar nga gazeta Nacionale, shihet teksa godet dikë brenda në veturë, e cila tenton të largohet nga vendi.

Nuk dihet se pse ka ndodhur ky shpërthim i Feros, por dhuna qartësisht shihet që ai ka ushtruar ndaj njërit prej pasagjerëve në veturë.

Por, Fero ishte treguar i dhunshëm edhe me një rast tjetër.

Në një video live, ai kishte grushtuar një fans të tij.

Ai siç shihet në videon e mëposhtme kishte dalur nga vetura, duke e grushtuar disa herë një person dhe duke e sharë.

Ndërsa në videon e siguruar nga Nacionale, Fero shihet teksa sulmon një pasagjer në veturë.

Lajme të ngjashme