Reka për ndërkombëtarët: Nuk mësuan nga historia ballkanike, gabimisht shpresojnë se “paqja arrihet me Vuçiqin” - NACIONALE

Reka për ndërkombëtarët: Nuk mësuan nga historia ballkanike, gabimisht shpresojnë se “paqja arrihet me Vuçiqin”

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në New York, Blerim Reka, ka shkruar në Facebook për “historinë e pamësuar”.

Historia e pamësuar sipas tij është me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq paqja nuk arrihet.

Ai ka kritikuar ndërkombëtarët që nuk po mësojnë nga historia ballkanike dhe sipas tij, ata po përsërsin gabimet.

Para tri dekadash, gabimisht besonin se “nuk arrihet paqja pa Millosheviqin”; sot ndërkaq ka ende të tillë që gabimisht shpresojnë se “paqja arrihet me Vuqiqin”.”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë i tij:

Historia e pamësuar

KFOR-i, siç edhe pritej i ktheu përgjigjen negative provokimit të fundit luftë-nxitës të presidentit të Serbisë. Por, duket se jo të gjithë ndërkombëtarët mësuan dot nga historia ballkanike. Madje po e përsërisin gabimin e djeshëm.

Para tri dekadash, gabimisht besonin se “nuk arrihet paqja pa Millosheviqin”; sot ndërkaq ka ende të tillë që gabimisht shpresojnë se “paqja arrihet me Vuqiqin”.

Lajme të ngjashme