"S'lejojmë ndërhyrjen", ministri maqedonas i reagon Vuçeviqit për gjuhën kërcënuese
Maqedonia e Veriut është kundërpërgjigjur ndaj komenteve të fundit të ministrit të Brendshëm të Serbisë, Millosh Vuçeviq, në lidhje me njohjen e Kosovës. Kjo vjen menjëherë pas reagimit të Malit të Zi dhe Shqipërisë për të njëjtën çështje.
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përmes një postimi në "X", ka thënë Maqedonia e Veriut nuk lejon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët e shtetit fqinjë (Serbisë).
Më tej ai ka theksuar se shteti maqedonas është i fokusuar për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën.
"Maqedonia e Veriut refuzon ndërhyrjen dhe vërejtjet e papërshtatshme nga zyrtarët fqinjë. Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Në pritje të sqarimit nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë", ka shkruar ai në "X".
North Macedonia rejects interference and unsuitable remarks from neighboring officials. We stand for regional stability and cooperation, including with Serbia and Kosovo. Awaiting clarification from Serbia's Defence Minister.
— Bujar Osmani (@Bujar_O) August 21, 2023