Referendumi për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në veri, KQZ: Deri më 3 prill regjistrimi i votuesve jashtë vendit - NACIONALE

Referendumi për çvotimin e kryetarëve shqiptarë në veri, KQZ: Deri më 3 prill regjistrimi i votuesve jashtë vendit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Për referendumin e 21 prillit ku do të hedhet në votim “për ose kundër” largimit të kryetarëve shqiptarë në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës njoftoi se më 3 prill përfundon regjistrim i votuesve (serbëve) që jetojnë jashtë Kosovës.

KQZ njoftoi se deri më 3 prill votuesit që janë banor jashtë vendit mund të aplikojnë online për t’u regjistruar si votues eligjibil KËTU.

Gjithashtu një mënyrë tjetër votimi, siç u njoftua nga KQZ, është përmes postës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë Kosovës - të ushtrojnë të drejtën e tyre për t'u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe më pas, pas regjistrimit, të votojnë me postë në periudhën që fillon më 12 prill dhe që përfundon më 20 prill 2024”.

Lajme të ngjashme