Realizon David Alaba, Real Madrid në epërsi ndaj Eintracht Frankfurtit
Real Madrid ka kaluar në epërsi ndaj Eintracht Frankfurtit pas 37 minutave lojë për Superkupën e Evropës.
Ishte mbrojtësi David Alaba që shënoi nga afërsia për t'i dhënë epërsinë "Galaktikëve".
Pas një harkimi nga këndi, Casemiro ktheu topin për mrekulli te austriaku që ishte harruar nga mbrojtja gjermane dhe e kishte të lehtë ta dërgonte në rrjetë (37').