Reagon Përparim Rama për rritjen e tatimit në pronë: Ministria e Financave ka faj, shqetësimet e qytetarëve të arsyeshme - NACIONALE

Reagon Përparim Rama për rritjen e tatimit në pronë: Ministria e Financave ka faj, shqetësimet e qytetarëve të arsyeshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë një reagim të ashpër në Facebook në lidhje me ngritjen e çmimit të tatimit në pronë.

Ai ka deklaruar se ka marrë shumë shqetësime të cilat i konsideron të arsyeshme në lidhje me çmimet e reja të tatimeve në pronë.

Rama ka bërë me gisht kah Minsitria e Financave për këtë çështje.

“Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve.” – ka thënë z. Rama.

Ai ka siguruar qytetarët se rritja e faturave të tatimit në pronë erdhi si pasojë e rivlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme