Reagon Murati pasi që Kushtetuesja vendosi për faljen e 100 eurove: Synimi i opozitës është bllokimi i shtetit
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pasi që Gjykata Kushtetuese e ka lënë në fuqi ligjin për faljen e faturave të tatimit në pronë deri në 100 euro.
Murati përmes një postimi në Facebook, ka thënë se të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza.
“Të gjitha kritikat e akuzat ndaj Qeverisë për këtë temë kanë qenë të pabaza, dhe kjo gjë edhe u dëshmua tani.” – ka shkuar Murati.
I pari i Ministrisë së Financave ka thënë se tashmë qytetarët e kanë kuptuar se synimi i opozitës është bllokimi i shtetit.
“Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se opozita synim të vetëm e ka bllokimin e shtetit, qoftë edhe në kurriz të qytetarëve. Qytetarët do ta mbajnë mend këtë.” – ka shkruar Murati.
