Reagon Krasniqi për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë: Paaftësi e thellë e qeverisë - NACIONALE

Reagon Krasniqi për shtyrjen e regjistrimit të popullsisë: Paaftësi e thellë e qeverisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pasi që Qeveria e Kosovës ka shtyrë për dy muaj fillimin e regjistrimit të popullsisë.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dështimi i qeverisë për fillimin e regjistrimit të popullsisë, rikonfirmon edhe një herë paaftësinë.

Ai tutje ka shkruar se ekzistojnë disa arsye tërësisht politike se pse po shtyhet regjistrimi i popullsisë, përkundër arsyetimeve të rreme të Qeverisë.

Dështimi i Qeverisë për të filluar regjistrimin e popullsisë, rikonfirmon edhe një herë paaftësinë e thellë e cila tashmë është bërë sinonim i çdo veprimi nëpër të gjithë sektorët e shtetit. Fillimisht, e shtynë këtë proces nga viti i kaluar, ndërkaq, tash, nga 1 shtatori kur është dashur të filloj, e shtyen përsëri për disa muaj. Në fakt, rreziku është që regjistrimi i popullsisë të mos bëhet fare këtë vit, e Kosova të lihet pa statistika legjitime dhe tejet të rëndësishme. Përkundër arsyetimeve të rreme të Qeverisë, ekzistojnë disa arsye, tërësisht politike se pse po shtyhet regjistrimi i popullsisë.” – ka shkruar Krasniqi.

Ai tutje ka thënë se Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendin, dhe nuk ka aftësi që t’i regjistrojë qytetarët atje.

E para: Qeveria e ka humbur kontrollin faktik në pjesën veriore të vendit, andaj s'është e aftë që t'i regjistrojë qytetarët atje. E dyta: emigrimi masiv i qytetarëve të Kosovës, ku, vetëm brenda këtyre mbi dy viteve të kësja qeverie, janë larguar nga vendi rreth 150 mijë qytetarë. E treta: katrahura që e ka kapluar Agjencionin e Statistikavë të Kosovës, për shkak të ndërhyrjeve politike e partiake në të nga ana e Qeverisë.” – ka shkruar ndër të tjera i kreu i PDK-së.

Ndër të tjera, Krasniqi ka thënë se qytetarët e meritojnë një shpjegim të sinqertë nga Qeveria.

Qytetarët e Kosovës, së paku meritojnë një shpjegim të sinqert nga Qeveria për këtë skandal të ri. Regjistrimi i popullsisë është jetik për krijimin e politikave dhe veprimeve të mirëfillta dhe afatgjata qeverisëse, në shërbim të shtetit dhe qytetarëve. Prandaj, i bëjë thirrje Qeverisë që të ndaloj shkatërrimin e Agjencionit të Statistikave të Kosovës, përmes ndërhyrjeve dhe trysnisë së përditshme politike, dhe të punojë urgjentisht që procesi i regjistrimit të popullsisë të fillojë sa më parë. Pa statistika s’ka planifikim. Pa planifikim s’ka progres! Por, fatkeqësisht, ne kemi nje Qeveri që punon edhe pa plan edhe pa program.” – ka përfunduar Krasniqi.

Lajme të ngjashme