Reagon Hykmete Bajrami: VV-ja përmes të deleguarve të tyre, e rriti çmimin e energjisë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vendimit për rritjen e çmimit të rrymës.
Ajo ka thënë se VV-ja ka mashtruar, tash po godasin qytetarët.
Postimi:
Lëvizja Vetëvendosje përmes të deleguarve të tyre në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike e rriti sot çmimin e energjisë elektrike.
Kanë mashtru, asgjë s’kanë punu, tash po godasin qytetarët për të tretën herë përmes faturave të energjisë elektrike.
A i ka marrë Vetëvendosje 42 për qind për këtë punë?