Reagimi i Dimal Bashës ndaj Gjykatës Kushtetuese, Hasani: “Ky i vetëquajturi akoma Kryetar i Kuvendit” - NACIONALE

Reagimi i Dimal Bashës ndaj Gjykatës Kushtetuese, Hasani: “Ky i vetëquajturi akoma Kryetar i Kuvendit”

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Enver Hasani, ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese është pyetur për deklarimit të Dimal Bashës, deputet i zgjedhur i Vetëvendosjes, për aktgjykimin e GjK-së.

Hasani vëren se Dimal Basha nuk është kryetar i Kuvendit të Kosovës sikundër se siç e quan veten “akoma”.

“Sikundër dihet, në Kosovë deputetët dhe prononcimet e tyre për çështjet me karakter politik sistemik nuk janë mendime dhe vlerësime të tyre të lira, por të liderit të partisë. Kjo ka qenë gjithmonë e ditur edhe te partitë e tjera dhe, në rastin konkret, është edhe më e theksuar. Mënyra se si shprehet zotëri Basha, duke u vetëquajtur akoma kryetar i Kuvendit të Kosovës, paraqet shenjë se partia në pushtet do të vazhdojë me praktikën e rrënimit të rendit kushtetues, shantazhit dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe të gjithë atyre që nuk mendojnë se pakica serbe duhet të nxirret jashtë sistemit kushtetues”, tha Hasani për Gazetën Express.

Lajme të ngjashme