Rasti "Logopedi", ShSKUK: U informuam nga mediat, kërkojmë nga drejtori i ORL-së të ndërmarrë masa konform legjislacionit
Ka reaguar fare në orët e vona Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.
Përmes një komunikate, ShSKUK ka bërë të ditur se lidhur me rastin e publikuar sot të u.d. shefit të defektologjisë në Klinikën e Otorinolaringologjisë, kanë kërkuar të ndërmerren masa nga drejtori i klinikës së ORL-së ndaj personit të apostrofuar.
"Për ShSKUK është e dënueshme dhe e pa pranueshme sjellja e tillë e një profesionisti shëndetësor, andaj siç e theksuam presim që drejtori i Klinikës së ORL-së të ndërmarrë masat e nevojshme konform legjislacionit në fuqi", shkruan ndër të tjerash në komunikatë.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë:
