Rasti i rëndë me foshnjen që u gjet e vdekur në deponi mbeturinasj, Policia njofton se po heton rastin - NACIONALE

Rasti i rëndë me foshnjen që u gjet e vdekur në deponi mbeturinasj, Policia njofton se po heton rastin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës e shënoi në raportin zyrtar 24 orësh ngjarjen e rëndë të djeshme kur një foshnje e porsalindur u gjet e vdekur në një deponi mbeturinash në Prishtinë.

Nga Policia e Kosovës njoftojnë se rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Prishtinë – Më 19.05.2025. Dëshmitari mashkull kosovar ka njoftuar se kishte gjetur një foshnje të braktisur. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse policore dhe ekipi i emergjencës, ku mjeku ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante.

Lajme të ngjashme