“Rasti Dehari”, Kurteshi i bën përgjegjës Thaçin e Veselin, i reagon Islami: Ky është njeriu i fundit që ka vizituar në burg - NACIONALE

“Rasti Dehari”, Kurteshi i bën përgjegjës Thaçin e Veselin, i reagon Islami: Ky është njeriu i fundit që ka vizituar në burg

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Dardan Islami, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka folur rreth rastit Dehari ka shkruar se anëtari i VV-së, Sami Kurteshi po akuzon Hashim Thaçin e Kadri Veselin për “urdhërvrasje” të Astrit Deharit, mirëpo Islami shkruan se Kurteshi ka qenë personi i fundit që ka vizituar Deharin në burg.

Islami më tutje ka aluduar se Dardan Molliqaj di të vërtetën e këtij rasti duke e sugjeruar Molliqajn të flasë.

Dardan Moliqaj dje u zu n’rren ne TV, po e pshtjell mirw, po me fol s’po flet, se kush ka qenw urdherues i sulmit te presidences me Zola, çfare presione ka pas i ndjeri nga hetuesit dhe çfarw presione ka pasw nga jashtw pra nga bashkpartiaket e tij. Hajde Dardan jepi burrash mos i le kta sy qakarrat e popoullit me rejt”, - ka shkruar Islami.

Sami Kurteshi tha në Debat Plus se ky është një rast i montuar nga pushteti i Hashim Thaçit e Kadri Veselit për shkak se sipas tij ata i frikësoheshin rritjes elektorale te Vetëvendosjes.

“Astrit Dehari është ndër viktimat e para tragjike të lojës që e ka bërë AKI-ja e asaj kohe, policia e asaj kohe, bashkë me udhëheqësit shtetëror ne krye me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin”, - tha Kurteshi.

Lajme të ngjashme