“Rasti Brezovica” - sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në Brezovicë - NACIONALE

“Rasti Brezovica” - sekuestrohen përkohësisht rreth 100 objekte të ndërtuara në Brezovicë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Rasti Brezovica është njëri ndër rastet më të mëdha, gjatë viteve të fundit, të ndërmarrura nga organet e drejtësisë së Kosovës.

Rasti, po vazhdon me aksione të njëpasnjëshme nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Sot u sekuestruan rreth 100 objekte të ndërtuara në Brezovicë, e për të cilat Prokuroria dyshon se janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit e rastit.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë sekuestruar përkohësisht rreth njëqind objekte ndërtimore, të cilat sipas Prokurorisë, janë ndërtuar duke keqpërdorur detyrën zyrtare nga të pandehurit në këtë rast, me lëshimin e lejeve ndërtimore në kundërshtim me ligjet që rregullojnë Parkun Kombëtar “Sharri”, me marrje të ryshfetit, dhënie të ryshfetit, me çka kanë degraduar mjedisin në këtë zonë, kështu që edhe objektet janë rrjedhojë e veprave penale të përshkruara më lartë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Lajme të ngjashme