Rashiti: Alban Hyseni i ka 102 zyrtarë të punësuar me kontratë mbi vepër, dëmi mbi një milion euro
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Komunën e Gjilanit, Riad Rashiti në një intervistë për Nacionalen, ka treguar detaje të kallëzimit penal ndaj Alban Hysenit, ku ka përmendur 102 zyrtarë të punësuar me kontratë mbi vepër.
“Kallëzimi penal ka të bëjë me numrin e jashtëzakonshëm të të punësuarëve që ka bërë jashtëligjshëm, janë 102 zyrtarë me kontratë në vepër. Është në kundërshtim të plotë me premtimet e tij, kur thoshte se është keq që Lutfi Haziri i kishte 54 të punësuar me kontratë mbi vepër. Përtej kësaj është edhe punësimi i 40 mjekëve me kontrata të ndryshme, krejt këto për me i rehatu njerëzit. Krejt këto i bënë Kryetari i Gjilanit së bashku me ish-Kryesuesin e Kuvendit. Unë i kam dëshmitë, kemi bërë kalëzim penal në Prokurori. Janë mbi 1.4 milionë euro dëm.”- tha ai.