Raportohet se ShBA-ja do t’i ndërrojë luftanijet në Lindjen e Mesme pas raportimeve për lodhje të detarëve - NACIONALE

Raportohet se ShBA-ja do t’i ndërrojë luftanijet në Lindjen e Mesme pas raportimeve për lodhje të detarëve

2 orë më parë

nga NACIONALE

Shtetet e Bashkuara do t’i ndërrojnë aeroplanmbajtëset në Lindjen e Mesme pas raportimeve se marinarët që ndodhen në anijen “USS Abraham Lincoln” janë duke përjetuar dërrmim pas më shumë se tetë muajve në det.

Gazeta amerikane, “The Wall Street Journal”, raporton se aeroplanmbajtësja “USS George Washington” po përgatitet për ta zëvendësuar luftanijen “USS Abraham Lincoln”.

Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës se ky ndërrim është pjesë e një rotacioni të planifikuar më herët. Megjithatë, ai vjen në kohën kur ligjvënësit e të dyja partive kryesore në SHBA kanë ngritur shqetësime për kushtet në luftanije.

Aeroplanmbajtësja në fjalë është dislokuar nga nëntori dhe në janar u drejtua për në Lindjen e Mesme, ku ka luajtur rol kyç në luftën e Shteteve të Bashkuara me Iranin, që filloi në muajin pasues.

Sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Pete Hegseth, tha të enjten se raportimet për kushte të dobëta në këtë luftanije janë “tërësisht të keqprezantuara”.

Lajme të ngjashme