Raportohet se Rusia e sulmoi përsëri Odesa-n - NACIONALE

Raportohet se Rusia e sulmoi përsëri Odesa-n

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Forcat ruse përsëri e kanë vënë në shënjestër qytetin jugor bregdetar të Ukrainës, Odesa, duke sulmuar ndërtesa private në fshatrat bregdetare në orët e hershme të mëngjesit, sipas zyrtarëve lokalë.

Kreu i administratës rajonale ushtarake, Serhiy Bratchuk, tha se do të publikojë më shumë hollësi pak më vonë. “Sulm me raketa në Odesa duke përdorur aeroplanë strategjikë”, tha ai.

Të shtunën, rreth 12 orë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Moskës e Kievit për lejimin e eksportimit të drithërave të Ukrainës përmes Detit të Zi, Rusia e sulmoi me raketa këtë qytet.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e quajti sulmin “barbarizëm të hapur” dhe dëshmi se Moskës nuk mund t’i besohet për zbatimin e marrëveshjes.

Është planifikuar që eksportimi i drithërave të Ukrainës të bëhet pikërisht përmes portit të qytetit Odesa.

Lajme të ngjashme