Raportohet se policia ka arrestuar një person për vdekjen e 23 vjeçares ukrainase në Kosovë - NACIONALE

Raportohet se policia ka arrestuar një person për vdekjen e 23 vjeçares ukrainase në Kosovë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në lidhje me vdekjen e 23 vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arben Xhaferi”.

Rasti ka ndodhur gjatë muajit shkurt, derisa “Sinjali”, raporton se i arrestuari, dyshohet se ka qenë me viktimën në veturën e tij gjatë natës kritike.

Ai dyshohet për veprën penale “Mosevitim i rrezikut”.

Sipas burimeve të këtij mediumi, i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas, ajo ishte goditur nga një automjet.

Lajme të ngjashme