Raportohet se një burrë vdiq pasi u godit nga pakoja e ndihmave nga ajri në Gaza
Një burrë në Gaza ka vdekur, pasi një pako me ndihma, e cila ishte hedhur nga ajri në pjesën qendrore të Gazës, e goditi atë në kokë, raportojnë mediat në enklavë.
Në raportime, burri i vdekur identifikohet si Udai al-Quran, infermier në spitalin “Martirët e Al-Aksës” në Deir al-Balah, shkruan gazeta “The Times of Israel”.
Vitin e kaluar, gjatë operacioneve për hedhjen e ndihmave nga ajri, ishin raportuar disa vdekje, pasi pakot me ndihma kishin goditur banorë.
Në mars të vitit të kaluar ishte raportuar për pesë të vdekur e dhjetë të lënduar gjatë hedhjes së ndihmave në pjesën veriore të Gazës.