Raportohet se Izraeli ende beson se Trumpi mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit - NACIONALE

Raportohet se Izraeli ende beson se Trumpi mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit

7 muaj më parë

nga NACIONALE

Izraeli beson se presidenti amerikan, Donald Trump, ende mund të ndërmarrë veprime ushtarake kundër Iranit, sipas raportimeve pa burime të dy mediave izraelite.

Televizioni “Channel 12” thotë se mundësia për veprim është ende mbi tavolinë, ndërsa televizioni publik “Kan TV” raporton se një vendim i mundshëm nga presidenti amerikan për të urdhëruar sulme ndj Iranit do të varet nga rezultati i përpjekjeve diplomatike, transmeton gazeta “The Times of Israel”.

Sipas televizionit “Kan TV”, Izraeli beson se nëse qëllimi i veprimeve të mundshme ushtarake është rrëzimi i regjimit iranian, Shtetet e Bashkuara nuk kanë asete të mjaftueshme ushtarake në rajon.

Trumpi ka lënë të kuptohet se ka anuluar një sulm ushtarak kundër Iranit për shkak të shtypjes së protestave nga regjimi pas një vendimi gjoja nga Teherani për të mos ekzekutuar 800 protestues.

Presidenti amerikan ditë më parë e kërcënoi Iranin me “veprime shumë të forta”, nëse shteti aziatik do të ekzekutonte protestues.

Gjatë protestave në Iran raportohet se janë vrarë të paktën 2.600 njerëz, përfshirë 2.487 protestues e mbi 160 njerëz të identifikuar si të lidhur me autoritetet qeveritare, sipas grupit për të drejtat e njeriut, HRANA, i cili bazën e ka në Shtetet e Bashkuara.

Lajme të ngjashme