Raportohet se foshnja që vdiq në QKUK ishte braktisur nga nëna, mjeku: “E kemi lajmëru policinë”
Pak më parë, Nacionale raportoi në lidhje me dyshimet për një vdekje në rrethana të panjohura në QKUK.
Në lidhje me këtë temë, ka folur Zef Ndrejaj, drejtor i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, i cili e ka konfirmuar rastin e braktisjes së foshnjës nga nëna e saj.
Në një prononcim për Sinjalin, ai ka deklaruar se për rastin është njoftuar policia.
“Faktisht është abort në javën e 20-të dhe e ka braktis nana e vet, edhe nuk ka lindë e vdekun por mbas një kohe, fëmija 20 javësh normalisht që nuk mundet me mbijetu. Ajo [nëna] e ka braktisë dhe për shkak që e ka braktisë, Policia është kah merret me to. Normalisht rasti është në Polici se na e kemi rregull me lajmëru Policinë, organet edhe janë t’u e shqyrtu rastin kush është ajo, cka është ajo se ka ikë edhe prej klinike ajo. Mirëpo është në javën e 22, merret si abort ajo. Me siguri ka stimulu diku lindjen jashtë, ka marrë naj tabletë, ka ardhë këtu dhe qashtu. Po me ato raste merren Policia. Është abort. Deri në javën 23-24 merret si abort”, - deklaroi Ndrejaj për Sinjalin.