Raportohet se është gjetur një person pa shenja jete në Prishtinë
Një person raportohet se është gjetur pa shenja jeta në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë.
“Klan Kosova ” duke cituar burime raporton se viktima është gjetur rreth orës 15:00 brenda një banese.
Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe ekipet emergjente.
Deri më tani, nuk dihen detaje të tjera rreth këtij rasti.