Raportohet për sulme të reja ruse në Mykolaiv të Ukrainës - NACIONALE

Raportohet për sulme të reja ruse në Mykolaiv të Ukrainës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy institucione arsimore, një objekt infrastrukturor i transportit dhe një hotel janë dëmtuar nga sulmet ruse në Mykolaiv të enjten në mëngjes, sipas guvernatorit rajonal.

Guvernatori, Vitaly Kim, tha se deri më tani, një person është lënduar, pasi “nëntë raketa nga sistemi raketor kundërajror S-300 u hodhën në qendrën rajonale”.

Ai shtoi se katër persona vdiqën dhe dy të tjerë u lënduan të mërkurën në vendbanimin e Pervomaisk-ut. Guvernatori gjithashtu tha se një person u vra gjatë bombardimeve natën në Bashtanka.

Pretendimet e guvernatorit nuk janë vërtetuar në mënyrë të pavarur.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se forcat ruse nuk kanë shënuar përparim të konsiderueshëm territorial në 72 orët e fundit në Donbas.

Ministria gjithashtu paralajmëroi se ka pak shpresë për bisedime më të gjera mes Ukrainës e Rusisë për përfundimin e luftës pas takimit të delegacioneve të të dyja vendeve, Turqisë dhe OKB-së për zhbllokimin e eksportimit të drithërave.

Lajme të ngjashme