Raportohet për përleshje e therje me thikë në rrugën "Bill Clinton" të kryeqytetit
Një përleshje raportohet të ketë ndodhur në rrugën "Bill Clinton" të kryeqytetit.
Siç shkruan Sinjali, nga kjo përleshje ka pasur edhe të therur me thikë.
Policia ka dalë në vendngjarje, teksa sipas mediumit në fjalë, nga kjo përleshje ka të lënduar.
Deri më tani nuk ka ndonjë informatë zyrtare lidhur me këtë çështje, kurse sapo të bëhet një gjë e tillë, ne do t'ua sjellim në kohë reale.
