Raportohet për disa të vrarë nga sulmet ruse në dy rajone të Ukrainës - NACIONALE

Raportohet për disa të vrarë nga sulmet ruse në dy rajone të Ukrainës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Të paktën pesë persona raportohet të jenë vrarë nga sulmet ruse në Chuhuiv dhe Nikopol të Ukrainës.

Një sulm rus me raketa e goditi qytezën verilindore, Chuhuiv, në rajonin Kharkiv, gjatë natës, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur tre të tjerë, tha të shtunën guvernatori rajonal.

Nga ky sulm u dëmtuan një ndërtesë dykatëshe e banimit, një shkollë dhe një dyqan, ndërsa shpëtuesit po kërkojnë njerëz nën rrënoja, thanë policia dhe guvernatori Oleh Synehubov.

Një zyrtar i policisë lokale tha se forcat ruse hodhën katër raketa në qytezë nga një vend afër qytetit rus, Belgorod, rreth orës 3 e 30 minuta të mëngjesit.

Ndërkohë dy persona raportohet të jenë vrarë në Nikopol, në jug të Ukrainës, nga bombardimet e rënda ruse. Lajmin e raportuan shërbimet emergjente dhe guvernatori rajonal.

Shpëtuesit i gjetën trupat e dy njerëzve nën rrënoja. Guvernatori rajonal i Dniptropetrovsk-it, Valentyn Reznichenko, tha se Rusia hodhi 53 raketa të tipit “Grad” në qytezë.

Lajme të ngjashme