Raportimi i Nacionales: Rrusta thirrje për "trajtim urgjent" të gruas që ankua për ngacmim nga drejtori i Arsimit në Kamenicë
Aktivistja e PSD-së, Teuta Rrusta, ka bërë thirrje që të trajtohet rasti i ngacmimit të një gruaje në Kamenicë nga drejtori i Arsimit, pas raportimit të Nacionales.
“Urgjent të adresohet ky rast nga organet. Dhe mos ta harrojmë që denoncimi çdo herë është vendim i vështirë. Nëpër ata folderat e lëndëve çdo herë e lodhur del denoncuesja. Kësaj duhet t'i japim mbështetje pa hezitim.“ – tha ajo
Rrusta ka thënë ndër të tjera se qështje e kodit të veshjes dhe jo e një drejtori.
Ajo ka hedhur poshtë si të pabazuara pretendimet e drejtorit në prononcimin për Nacionalen duke shtuar se “aq thellë është i integruar seksualizimi i grave në vendin e punës, saqë ai as nuk e dalloi që mbrojtja që bëri në fakt është material për denoncim“.
Më shumë kontekst: Një grua ankohet se u ngacmua nga drejtori i Arsimit në Kamenicë, ky e mohon por bën komente skandal për veshjen para gazetares: