Raportimi i Nacionale për njëhsorët elektrik, KEDS gjobitet me 25 mijë euro - NACIONALE

Raportimi i Nacionale për njëhsorët elektrik, KEDS gjobitet me 25 mijë euro

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit(MINTI), ka njoftuar se KEDS është gjobitur me 25 mijë euro për përdorim të njehsorëve të cilët ishin vendosur të konsumatorët edhe pse iu kishte kaluar afati.

Siç ka bërë të ditur MINTI janë identifikuar pesë njehsor elektrik me afad të skaduar, për çka KEDS është gjobitur me 25 mijë euro.

Gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi janë identifikuar edhe pesë (5) njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik, për çka ndaj operatorit ekonomik KEDS është shqiptuar gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh.

Duhet theksuar se për këtë çështje më parë kishte raportuar Nacionale.

Njoftimi i plotë nga MINTI

KEDS gjobitet me 25 mijë euro për përdorim të njehsorëve me afat të skaduar verifikimi

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës (AMK) dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka vazhduar aktivitetet e mbikëqyrjes dhe verifikimit të njehsorëve elektrikë në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrolleve të realizuara së fundmi janë identifikuar edhe pesë (5) njehsorë elektrikë me afat të skaduar të verifikimit metrologjik, për çka ndaj operatorit ekonomik KEDS është shqiptuar gjobë në vlerë prej 25 mijë eurosh.

MINTI dhe AMK theksojnë se verifikimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim të garantimit të matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike, mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve dhe respektimit të standardeve ligjore dhe metrologjike në fuqi.

Institucionet përgjegjëse mbeten të përkushtuara për të siguruar që çdo njehsor elektrik në përdorim të jetë i verifikuar dhe në përputhje me kërkesat ligjore, duke garantuar transparencë dhe besueshmëri në procesin e matjes së energjisë elektrike.

MINTI u bën thirrje të gjithë konsumatorëve që posedojnë dëshmi apo dyshime lidhur me funksionimin e njehsorëve elektrikë të vazhdojnë t’i adresojnë ankesat dhe informacionet e tyre përmes numrit +383 (0) 46 311 000 në Viber, si dhe përmes adresës elektronike konsumatori@rks-gov.net.

Lajme të ngjashme