Raporti i policisë për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë - NACIONALE

Raporti i policisë për vrasjen e 18-vjeçarit në Podujevë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës edhe në raportin 24 orësh ka dhënë detaje për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, ai ka vdekur në QKUK ku ka qenë duke u trajtuar.

Trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

VRASJE E RËNDË Rr. Drenica, Podujevë 14.01.2024-13:00. Lidhur me rastin, me 20.01.2024 viktima mashkull kosovar i cili ka qenë duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar.” – thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Lajme të ngjashme