Raporti 24-orësh i Policisë: 41 aksidente, 2 021 gjoba trafiku dhe 17 të arrestuar
Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh, i cili përmbledh statistikat mbi aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara në nivel vendi.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet. Janë regjistruar gjithsej 19 aksidente me persona të lënduar dhe 22 aksidente tjera ku është shkaktuar vetëm dëme materiale.
Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia ka shqiptuar gjithsej 2 021 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit.
Në të njëjtën periudhë kohore, janë arrestuar 17 persona. Prej tyre, 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person është ndaluar në masën e ndalimit policor.