Raportet Kurti – Rama, Mushkolaj: Kjo ftohje s`është e para, duket se ka kaluar në një grip
Analisti politik Imer Mushkolaj ka komentuar raportet në mes të dy kryeministrave.
Në emisionin “Debat Plus”, ai ka thënë kryeministri kosovar Albin Kurti dhe ai shqiptar Edi Rama vazhdimisht kanë pasur raporte të tilla.
Sipas tij, kjo është një betejë për protagonizem.
“Kjo ftohje nuk është e para, po doket se ka kaluar si një grip ose flame. Nuk ka mbetur veçse si ftohje dhe e kemi parë në të kaluarën, manifestim i përplasjeve mes Kurtit dhe Ramës për çështje të ndryshme, veçanërisht çështje që kanë të bëjnë me Serbinë, zbatimi i marrëveshjes ose mënyrën e zbatimit të Asociacionit e Komunave me shumicë serbe”, ka thënë ai, duke bërë fajtor të dy kryeministrat për nivelin e raporteve.
“Në këtë raport nuk është veçse një fajtor, në kuptimin se është një betejë mes dy kryeministrave për arsyeje më së paku ideologjike dhe më shumë të përpjekjes për dominim politik në çfarëdo forme. Veçanërisht, duke pasur parasysh çasjen e kryeministrit Rama, i cili shpeshherë ka ditur të vetofrohet ose të propozojë zgjidhje për probleme që nuk janë mirë pritur nga kryeministri Kurti”, është shprehur Mushkolaj.