Haradinaj me akuza të rënda ndaj Kurtit për “lojë me refuzime ndaj aleatëve në shërbim të agjendës ruse” - NACIONALE

Haradinaj me akuza të rënda ndaj Kurtit për “lojë me refuzime ndaj aleatëve në shërbim të agjendës ruse”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Akuza tejet të rënda në drejtim të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ka hedhur kryetari i Aleancës për Ardhnmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, duke vlerësuar se Kurti “po e destabilizon rajonin...në funksion të agjendës ruse”.

Ne me shumë ngut e kemi ngritur çështjen e Kosovës në nivele të vendimmarrësve të parë të presidentit Macron e kancelarit Sholc, me mbështetjen amerikane në nivel sekretarësh shteti. Që nga marrëveshja e njohur e plani franko-gjerman qeveria jonë ka bërë kthim prapa, në vend që të shkojë në nivel e marrëdhënieve drejt anëtarësimit në NATO që ishte opsion, qeveria është kthyer prapa duke kërkuar çështje që e prishin besimin e krijuar dhe dëmtojnë marrëveshjen e arritur”, ka thënë Haradinaj në A2 CNN.

“Duke shkuar deri në hidhërim të vendeve aleatë të Kosovës. Edhe Putini po të kishte qenë kryetar i qeverisë së Kosovës kishte mund me e ndihmu veten më shumë sesa e ka ndihmuar Kurti Putinin. Nuk ka qenë e lehtë ngritja e çështjes tonë në nivel të presidentëve të Francës, Gjermanisë e SHBA me sekretarin Blinken. Pasi kemi arritur në këtë nivel, Kurti ka kërkuar çështje që përkeqësojnë çështjet me aleatët e sigurisë”, ka thënë Haradinaj.

U kthyem në këshill të sigurimit si agresorë, kemi qenë viktima. 9 anëtarë të KS janë njohës. Kosova u nda në kritikë të mbështetësve kryesorë të vet. Ka plot skeptikë ndaj Kosovës dhe interesi i Rusisë është që të rritet skepticizmi i vendeve europiane. Dhe kjo loja me refuzime është në funksion të agjendës ruse duke e larguar Kosovën nga themeluesit e liderët e NATO-s dhe duke i nxitur armiqtë me e rreziku Kosovën”, shton Haradinaj.

Lajme të ngjashme