Ramush Haradinaj mirëpret lirimin e Nasim Haradinajt: Mirë se kthehesh në familje - NACIONALE

Ramush Haradinaj mirëpret lirimin e Nasim Haradinajt: Mirë se kthehesh në familje

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Speciale për të liruar nga burgu nënkryetarin e OVl-UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haradinaj ka shkruar “mirë se kthehesh në familje, Nasim”.

Nasim Haradinaj, sot është liruar nga burgu në Gjykatën Speciale. Në një njoftim nga Dhomat e Specializuara të Kosovës, theksohet se me vendimin e kryetares së kësaj gjykate, Ekaterina Trendafilova, është modifikuar dënimi për Haradinajn.

“Më 12 dhjetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Nasim Haradinaj për lirimin e tij më 14 dhjetor 2023, ose rreth kësaj date, sipas kushteve të përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj.” – shkruhet në vendim.

Lajme të ngjashme