Ramaj për një deputet të opozitës: M’u drejtua me tone kërcënuese, ishte bashkë me një deputete të pozitës - NACIONALE

Ramaj për një deputet të opozitës: M’u drejtua me tone kërcënuese, ishte bashkë me një deputete të pozitës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetarja Saranda Ramaj ka rrëfyer një ngjarje të ndodhur me një deputet të opozitës dhe një deputete të pozitës.

Ramaj përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se derisa po qëndronte në një kafiteri dhe pa deputetët në fjalë, ajo e pushtetit u largua nga kafiteria.

Gazetarja ka treguar më pas se deputeti i opozitës i ka folur me tone kërcënuese, nën pretendimet se i ka bërë fotografi.

Në fund, ajo ka shkruar:

“Por per mua ke e pakuptueshme qysh iku deputetja e pozites? Pse? Cka kishte me u frikesu nga ai takim?”.

Postimi i plotë:

Pas orarit te punes, pata nje takim ne nje prej kafiterive ne Prishtine.

Ne nje nga tavolinat, ishin te ulur nje deputet i opozites, dy gra qe si njofta dhe nje deputete e pozites.

Posa u ula deputetja e pozites, shkoj ne banjo. Njera nga grate ja mori canten dhe ja dergoi. Pas pak sekondash doli 'fshehurazi' nga hyrja tjeter, thu qe po kryente ndonje krim.

Deputeti i opozites, filloi mem fol me tone kercenuese, me pretendimin qe u kisha ba fotografi.

Fatkeqesisht nuk me kishte shku mendja me ba ate fotografi sepse nuk mu duke naj takim i rendesishem.

Pak minuta pas, erdh kamarieri e mu anku qe deputeti po ankohej per mua.

Nejse, tentova me e injoru deputetin sepse provova me e kuptu pse e ka deri ne ate shkalle irritimin. Prokuroria ka filluar hetimet per korrupsion kunder tij pas nje hulumtimi te realizuar nga une, keshtu qe ja kuptova nervozen.

Por per mua ke e pakuptueshme qysh iku deputetja e pozites? Pse? Cka kishte me u frikesu nga ai takim?

Shume me bonen kurreshtare.

Lajme të ngjashme