Ramadani për presidentin e Shqipërisë: I është bashkuar mafisë për rishkrimin e historisë
Politologu Shkodran Ramadani, ka kritikuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn, pasi që ky i fundit nuk e ka kujtuar ish-presidentin Hashim Thaçi në përvjetorin e 15-të të pavarësisë së Kosovës.
Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se duhet kujtuar presidentit Begaj se nuk është i mirëseardhur në Kosovë, nëse ka vendosë të bëhet pjesë e mafisë që synon rishkrimin e historisë.
“Duke u marre me udheheqesit e Kosoves, harruam qe ta kritikojme edhe Presidentin e Shqiperise, qe nuk i kishte ndare as 2 rreshta per Hashim Thaçin si shpalles te pavaresise, dhe per Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin qe sot gjykohen ne Hage. Atij duhet t'i behet me dije qe nuk eshte i mireseardhur, as ne diten e pavaresise, nese ka vendose te behet pjese e mafise qe synon rishkrimin e historise”, ka shkruar Ramadani.
Më tutje, ai ka kritikuar edhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për fjalimin e tij.
“Poashtu, harruam ta permendim edhe interpretimin zemerngushte partiak te Lumir Abxhikut, qe as dje nuk reshti se kultivuari politiken perçarese, duke permend vec disa figura te rendesishme, e duke i injoruar disa te tjera qe se paku jane po aq te rendesishme. Sidoqofte, faktet jane kokeforta, historia eshte e pandryshueshme kurse ne mbesim te palekundur qe kete t'ua rikujtojme sa here qe ka nevoje. Sepse dielli nuk mbulohet me shoshe”, ka shkruar ai.
