Ramadani: Pak njerëz po arrijnë të kuptojnë qëllimet e Rusisë, po kontribuojnë në përfitimet ruse - NACIONALE

Ramadani: Pak njerëz po arrijnë të kuptojnë qëllimet e Rusisë, po kontribuojnë në përfitimet ruse

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, ka komentuar fitoren në zgjedhjet në Sllokavit të kandidati pro-rus, duke thënë se është një indikacion negativ për Bashkimin Evropian.

Ramadani ka thënë ndërhyrja e Rusisë në Ballkan është e vazhdueshme dhe se Kosova dhe vendet e Ballkanit janë paralajmëruar për këto.

Fatkeqësisht, pak njerëz po arrinë të kuptojnë qëllimet e Rusisë. Rrjedhimisht, po kontribuojnë në përfitimet ruse.” – ka shkruar ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Fitorja e Pro-Rusit Pellegrini në Sllovaki është indikacion shumë negativ për unitetin e mëtejshëm të BE-së në raport me politikat neo-perandorake të Rusisë.

Ndërhyrja dhe shtrirja e influencës ruse në Europë dhe në Ballkan është e vazhdueshme.

Përfitimi i Rusisë nga vendimet dhe politikat e qeverive në Ballkan, përfshirë Kosovën, është paralajmëruar tash e sa kohë nga lidershipi i NATO-s dhe BE-së.

Fatkeqësisht, pak njerëz po arrinë të kuptojnë qëllimet e Rusisë. Rrjedhimisht, po kontribuojnë në përfitimet ruse.

Operacionet Influencuese ruse janë të thella për më shumë se një dekadë tashmë.

Lajme të ngjashme