“Jo Negociata!” në “Vetëdorëzim!” - Ramadani pandeh se Kurti do t'ia ndryshojë emrin partisë
Politologu, Shkodran Ramadani, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e pranon Planin Evropian duke u bërë subjekti i parë në Kosovë që pranon një plan ndërkombëtar pa u ndryshuar.
“Paramendoni, e kanë emrin Vetëvendosje, por e pranojnë një plan për të cilin thonë se "ne nuk kemi fare gisht në hartimin e tij". Kjo parti ka premtuar që do t'i jep fund kompromiseve të dhimbshme, por po bëhet partia e parë në histori të Kosovës që pranon plan ndërkombëtar pa e ndryshuar as edhe një shkronjë të tij”, -shkruan Ramadani.
Madje, ai thotë se Kurti dhe do ia ndryshoj emrin partisë.
“Natyrisht, ne e dimë që negociatat e tyre në këto dy vite kanë sjelle Planin. Mirëpo pas këtyre deklaratave, me qenë i sinqerte, Albin Kurti shkon nesër ne KQZ dhe ia ndryshon emrin partisë se tij në "JO NEGOCIATA! VETËDORËZIM!". Por të kerkosh sinqeritet prej këtij mashtruesi është kërkesë shumë ambicioze. Gjithmonë mbetesh duarthatë”, - mendon ai.
