Ramadani: Lista Serbe që mori 360 mijë euro nga Kosova edhe pas 24 shtatorit, po bën lojë brutale me shtetin - NACIONALE

Ramadani: Lista Serbe që mori 360 mijë euro nga Kosova edhe pas 24 shtatorit, po bën lojë brutale me shtetin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, shkruan për lojën brutale të Listës Serbe, e cila thotë se po financiohet nga shteti.

Z.Ramadani tash e një kohë, ka alarmuar për financimin e Listës Serbe nga shteti i Kosovës, edhe pas 24 shtatorit.

E tash, Ramadani thotë se Lista Serbe një herë organizoi peticion për shkarkimin e kryetarëve, detyroi Kosovën të shpallë referendum e më pas, bën thirrje për bojkot për çështje administrative-politike.

Ramadani shkruan:

Loja brutale e Listës Serbe të financuar nga shteti i Kosovës - hapja e derës për veprime tjera

Lista Serbe pasi i mori 360 mijë euro nga Kosova më 12 janar 2024, organizoi peticionin për shkarkimin e Kryetarëve në Komunat në veri të vendit.

Kështu, detyroi Kosovën të shpallë referendum (duke shkaktuar konfuzion ligjor, pra realisht detyroi Kosovën të merr veprime eventualisht të kontestuara!) dhe në fund po fton serbët të bojkotojnë këtë proces.

Sërish, thirrja për bojkot kthehet në akuzë ndaj Kosovës për çështje administrativo-politike.

Dikush sërish thotë “është çështje ligjore” çregjistrimi në KQZ i Listës Serbe, por harron se një parti shqiptare (PSD) e patën suspenduar për shkak të vonesave në mbajtjen e Kuvendit zgjedhor.

Një partie tjetër shqiptare (GUXO) nuk ia pranoi KQZ-ja zgjedhjen e dy bashkë-kryetarëve, rrjedhimisht e detyroi t’i përshtatet rregullave normative.

Po Lista Serbe?

Kur e ndrroi Kryetarin dhe kryesinë, pra pas 24 shtatorit 2023, a e ftoi KQZ-në ta monitorojë Kuvendin Zgjedhor? A ishte prices zgjedhor partiak sipas normativës, zbatimi e të cilës KQZ e ka për obligim ta monitorojë?

A munden të na sqarojnë se si u mbajt Kuvendi kur Elek u zgjodh Kryetar i LS?

Cilat janë të dhënat e KQZ?

Për më shumë, KQZ dëshmoi se nuk ka kërkuar ndonjëherë të dhëna nga institucionet e drejtësisë dhe të sigurisë rreth përfshirjes së Listës Serbe në organizimin e sulmit paramilitar në Banjskë më 24 shtator 2023!

Qeveria, përmes MPB, e pati konstatuar më 26 shtator 2023, se bashkë-organizatorët e sulmit në Banjskë janë Serbia dhe Lista Serbe!

Por, as anëtarët e partisë në pushtet në KQZ nuk e morën seriozisht këtë konstatim të Qeverisë!

Sipas rastit të njohur në Spanjë (partia BATASUNA, 2003), partia Lista Serbe do të ndalohej së funksionuari pa asnjë dilemë ligjore e Kushtetuese.

E tërë situata, e menaxhuar absolutisht gabueshëm politikisht, është në drejtim të nxitjeve të tensioneve në vazhdimësi.

Kjo strategji, nëse mund ta quajmë ashtu, e vendos Qeverinë e Kosovës vetëm në një pikë:

Edhe të fikur, edhe të koritur!

Lajme të ngjashme