Ramadani: BE-ja po kërkon zbatimin e Asociacionit, pasiqë Kurti është zotuar ta zbatojë me Aneksin e Ohrit
Politologu Shkodran Ramadani në RTV Dukagjini, ka folur për dështimin e takimit të fundit në Bruksel në kuadër të dialogut në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ramadani ka komentuar edhe kritikat dhe akuzat e Kurtit ndaj ndërmjetësuesve evropianë, Josep Borell e Miroslav Lajçak.
Ramadani ka thënë se BE-ja po kërkon zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasiqë Kurti është zotuar me Marrëveshjen e Ohrit për ta zbatuar.
“Në propozimin e para disa ditës BE-ja thjesht e vendosi në krye të procesit e vendosi që të fillojë zbatimi i planit të marrëveshjes së Ohrit më fillimin e negociate për themelimin e Asociacionit. BE-ja po i kërkon zotit Kurtt të implementojë atë për të cilën është zotuar, sepse është zotuar që të fillojë themelimi të Asociacionit”, ka thënë Ramadani.
Tutje, ai ka thënë se Bashkimi Evropian në dy pikat e Aneksit të Ohrit i ka eliminuar paqartësitë. Sipas tij, këto dy pika janë çështja për të pagjeturit dhe implementimi i Asociacionit.
“Sulmet mbi Lajçkun vijnë në një kohë kur Kurti po pretendon që ajo fare BE-ja ka propozuar në ditë e fundit për planin e sekuencimit është s’përputhje flagrante me marrëveshjen edhe aneksin Ohrit. Megjithatë kjo nuk është e vërtetë. Për shkak edhe nëse shihet në aneksin e Ohrit pika 4 edhe pse ka kuptimësi dhe ambivalencë këtë e kemi potencuar shpesh, megjithatë janë dy pika në të cilat BE-ja e ka eliminuar të gjithë paqartësitë”.
“Është tek çështje e të gjeturve ku thuhet se duhet të adresohet me urgjencë, pra shtohet fjala urgjencë që të eliminohen çfarëdo paqartësie. Që të adresohen çështja e të pagjeturve dhe këtë e akne bërë. Marrëveshja e vetme e arritur për këtë yshtja nga plani franko-gjerman për shkak të fjalës urgjencë. Neni tjetër i aneksit pika thotë se çështja e Asociacionit duhet të procedohet menjëherë. D.m.th. shtohet ndajfolja menjëherë pikërisht më qëllim që të eliminohet paqartësia rreth afateve kohore të kësaj pike”, ka theksuar Ramadani.
