Ramabaja pretendon se ka parashikuar letrën e politikanëve drejtuar Blinkenit e Borrellit
Analisti televiziv, Sadri Ramabaja, ka bërë një shkrim në profilin e tij në Facebook ku ka shpërndarë lajmin për letrën që disa politikanë të huaj i kanë dërguar kryediplomatëve në ShBA dhe BE. Ai thotë se e ka paralajmëruar një gjë të tillë.
Ramabaja në këtë shkrim ka thënë që një gjë të tillë e kishte paralajmëruar në njërin prej emisioneve në Pressing dhe në analizat e tij.
“Kisha paralajmëruar se ndërgjegja e zgjuar e diplomacisë dhe personaliteteve politike të Perëndimit nuk mund të durojë gjatë manovrimet e drejtuesve të politikës së jashtme të BE-së dhe ShBA-ve në raport me Serbinë.” – thotë ai.
