Ramabaja për Asociacionin: Pres ende të reagojë Ali Ahmeti, miku im i vjetër - NACIONALE

Ramabaja për Asociacionin: Pres ende të reagojë Ali Ahmeti, miku im i vjetër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përkrahësi i VV-së tashmë edhe organizator i protestave, Sadri Ramabaja, ka thënë se është në pritje të reagimi të “mikut të tij”, Ali Ahmetit.

Ramabaja duke treguar për fjalimin e deputetës britanike kundër themelimit të Asociacionit, ka kërkuar nga opozita e mediat dhe nga politikanët në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore, që të dëgjojnë fjalimin e saj.

Ramabaja pret që edhe përmendurit më lartë të reagojnë si deputetja britanike.

Kosova, rrjedhimisht edhe veriou i saj, është interes jetik i Kombit.” – ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Deputetja britanike Alicia Kearns, që është edhe kryesuese e Komitetit për Punë të Jashtme, sot në parlamentin britanik ngriti shqetsimin rreth mundësisë së krijimit të një Republika Serbska në Kosovë. Ajo në fjalimin e saj tutje potencoi se ndjehet e çliruar që përfaqësuesit e Qeverisë britanike nuk e mbështesin krijimin e një enklave serbe në Kosovë.

“Shumë e lehtësuar kur dëgjova Qeverinë të konfirmojë se nuk do të mbështesë krijimin e një enklave serbe në Kosovë. E rëndësishme është që ne të mos e rrënjosim më tej etno-nacionalizmin në Ballkan”.

Një leksion i mirë për opozitën tonë në Kosovë, mediat, botën akademike... por edhe për klasën politike në Shqipërinë politike dhe në Maqedonin Veriore.

Pres ende të reagojë Ali Ahmeti, miku im i vjetër.

Imponimin e BKS-së mund ta ndalim vetëm tok.

Kosova, rrjedhimisht edhe veriou i saj, është interes jetik i Kombit.

Lajme të ngjashme