Ramabaja pas lirimit nga akuzat, thotë se revolucioni ka filuar të ndjehet edhe në drejtësi - NACIONALE

Ramabaja pas lirimit nga akuzat, thotë se revolucioni ka filuar të ndjehet edhe në drejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti politik, Sadri Ramabaja, pasi u lirua nga akuzat e u shpall i pafajshëm, për rastin që njihet me emrin “Syri i popullit”, ka shkruar disa djalë.

Ramabaja fillimisht citoi Mitrush Kutelin, duke thënë se shtetin duhet ta duam edhe kur të lëndon keq.

“Në këto çaste, kur ndjesia dhe logjika mund të jetë në një peshojë specifike, në mendje më erdhi testamenti i Mitrushit (Kutelit) tonë të madhë.

Shteti edhe kur të lëndon keq [siç bën bandat në emër të Tij përmes montimit monstruoz ndaj meje], duhet ta duam dhe të bëjmë çmos që ai të çlirohet tërësisht. Këtë sentencë historike e kam pasur në mendje vazhdimisht, edhe për një arsye të thjeshtë: për Republikën që gëzojmë sot, kam dhënë shumëçka nga jeta ime.”

Tutje profesor Ramabaja, lirimin e tij nga akuza, e ndërlidhi me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 14 shkurtit, duke e quajtur revolucion, që po ndjehet edhe në segmente të tjera.

“Ndryshimi që solli revolucioni demoratik i heshtur i 14 shkurtit 2021, erdhi si suferinë edhe në këtë vjeshtë-pranverë dhe krejt natyrshëm po përjetohet si frymë e re në jetën publike e shoqërore. Ndërkaq në sistemin e drejtësisë ky ndryshim ka filluar të ndjehet si akt çlitrimi nga pjesa më e ndërgjegjshme e këtij segmenti të Republikës sonë.

Jam i bindur se ky verdikt i drejtë i Gjykatës sonë sot, është në përputhje të plotë me bindjen që kisha gjatë muajve të fundit, se funksionalizimi i Republikës dhe vënja e drejtësisë në vend, tashmë ka filluar edhe në sistemin e drejtësisë.

Republika jonë aq sa ka nevojë për qeveri e rrjedhimisht ministra të ndërgjegjshëm, po aq ka nevojë edhe për drejtësi, respektivisht gjykatës e prokurorë profesionistë e qytetarë të denjë.

Tok, të gjithë, do ta bëjmë Shtetin e së drejtës.” Ka shkruar Ramabaja.

Lajme të ngjashme