Rama: Të dy ushtritë shqiptare do të garojnë me 160 skuadra nga 30 vende të botës - NACIONALE

Rama: Të dy ushtritë shqiptare do të garojnë me 160 skuadra nga 30 vende të botës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar për stërvitjen e përbashkët që po bëjnë ushtria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se të dyja ushtritë shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit me 160 skuadra të cilat janë nga 30 vende të botës.

“Momente nga përgatitja e trupave elitë të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, për stërvitjen marshuese më të vështirë në botë, Cambrian Patrol, ku të dyja trupat shqiptare do të garojnë në Malet e Uellsit, në Mbretërinë e Bashkuar, mes 160 skuadrave nga 30 vende të botës, duke marshuar për 48 orë me 45 kg pajime në një terren tejet të thepisur”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme