Rama: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë - NACIONALE

Rama: Shqiptarët i pret një dimër i vështirë

5 ditë më parë

nga Lirim Krasniqi

Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka folur për krizën energjetike që e pret Shqipërinë gjatë dimrit.

Në një intervistë për emisionin “Opinion”, Rama deklaroi se sfidat kryesore janë ajo e cmimeve dhe sasia e energjisë së disponueshme.

“Dimri do të jetë një sfidë e madhe për të gjithë dhe një bast i madh për diktatorin e kremlinit, Për shqiptarët dimri do të jetë i vështirë, por jo i frikshëm. Duam ta prekim pa kufizime dhe pa prekur familjarët apo biznesin. Dimri ka dhe një sfidën e rritjes së çmimeve. Me reshjet e ditëve të fundit kemi pak rikupreim përsa i përketë energjisë, gjithsesi nuk i kemi të gjitha sasitë që na duhen për nevojën e brendshme, jemi të detyruar të dalim në treg. Ne i kemi një seri skenarësh dhe jemi të vendosur që të kemi një demimër pa kufizime”,-tha Rama.

Lajme të ngjashme