Rama shkruan për takimin me deptuetin e VV-së, përmendet “Rruga A” - NACIONALE

Rama shkruan për takimin me deptuetin e VV-së, përmendet “Rruga A”

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama është takuar sot me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

Rama përmes një shkrimi në Facebook, fillimisht ka thënë se “bashkëpunimi sjell gjithmonë rezultate të mëdha”.

“Ndërtimi i rrugës "Jim Xhema" është njëri ndër projektet më të rëndësishme të Kryeqytetit, i cili do të shkarkojë komunikacionin e ngarkuar të Prishtinës, do të sjellë përfitime ekonomike e lehtësojë jetën e prishtinasve.” – ka shkruar ai.

Tutj, kreu i Prishtinës ka thënë se mbështetja e qytetarëve dhe institucionet për projektet e mëdha është e rëndësishme.

“Rrahmanin po ashtu e njoftova për projektet të cilat jemi duke i realizuar në lagjen "Kodra e Trimave" dhe të tjerat të cilat shumë shpejt do të fillojnë të realizohen.” – tha ai.

Ndryshe, për takimin më herët ka njoftuar edhe deputeti i VV-së.

Lajme të ngjashme