Rama: Po lirohen banesat komunale, prona publike nuk mund të uzurpohet
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se po vazhdon lirimi i banesave komunale që për vite janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme.
Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se prona publike nuk mund të uzurpohet.
“Po vazhdojmë me vendosmëri lirimin e banesave komunale që për vite me radhë janë shfrytëzuar në mënyrë të paligjshme, pa kontrata dhe pa bazë ligjore.
Prona publike nuk mund të uzurpohet e as të trajtohet si pronë private. Detyrimi ynë është ta mbrojmë, ta kthejmë në funksion të ligjit dhe ta menaxhojmë me përgjegjësi e transparencë.
Kryeqyteti do të vazhdojë të veprojë pa kompromis ndaj çdo uzurpimi të pronës komunale”, ka shkruar Rama.