Rama: Për gjashtë muaj kemi nënshkruar 231 kontrata, jemi në rrugë të mirë për shpenzimin e buxhetit - NACIONALE

Rama: Për gjashtë muaj kemi nënshkruar 231 kontrata, jemi në rrugë të mirë për shpenzimin e buxhetit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e kontratave me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve.

Ai ka bërë me dije se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kanë nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, të cilat kapin vlerën prej 55 milionë euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeqyteti është në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.

“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti Kryeqyteti ka nënshkruar 231 kontrata me kompani të ndryshme për realizimin e projekteve, vlera e tyre është 55 milionë euro. Një rritje prej 43% i kontratave mesatare mujore, në krahasim me vitin e kaluar, që ishin 19 ndërsa këtë vit 33. Gjatë gjithë vitit të kaluar janë nënshkruar 229 kontrata në vlerën e 35 milionë eurove. Këto shifra na tregojnë se jemi në rrugë të mbarë për shpenzimin e buxhetit më shumë se çdo vit tjetër më parë.”, ka shkruar Rama.

Lajme të ngjashme