Rama: Nuk presim shpërblim me ëmbëlsira nga BE, por me nder, mund e djersë - NACIONALE

Rama: Nuk presim shpërblim me ëmbëlsira nga BE, por me nder, mund e djersë

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryeministri shqiptar, Edi Rama tha në hapjen e Samitit europian në Tiranë, se ‘Europa nuk është diçka që Shqipëria po e pret, por që po e ndërton”.

Ballkani Perëndimor ka zgjedhur të ec përpara me Planin e Rritjes si udhërrëfyes, jo vetëm drejt Brukselit por si një mundësi drejt lirive që qytetarët tanë i përkasin historikisht.

Më lejoni që të rëndis disa fakte konkrete, që duken si shtatë dyer për tu çelur mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Tarifat roaming midis Ballkanit P. dhe BE-së do përfundojnë më 2026. Qytetarët tonë do ta ndiejnë këtë drejtpëdrejt në xhepat e tyre.

Ne po lëvizim nga skajet e hartës në qendër të historisë sonë europiane dhe përmes ekonomisë. Europa nuk është dicka që po e presim, është dicka që po e ndërtojmë”, tha Rama në hapjen e Samitit.

Ai ka thënë se Shqipëria por edhe i gjithë Ballkani Perëndimor, nuk po kërkojnë favore nga BE-ja, por vlerësim.

Cdo gjë e diskutuar sot, con te një e vërtet e thjeshtë, Ballkani Perëndimor nuk po kërkon nder, nuk po kërkon favore.

Askush nuk po thërret për t’u shpërblyer me ëmbëlsira, gjithkush po kërkon të shpërblehet me nder, me mund e djersë.

Ne nuk po lutemi për të hyrë në BE, nuk po kërkojmë lëmoshë. Po provojmë cdo ditë që jemi gati”, tha Rama.

Lajme të ngjashme