Rama në Berlin: E çuditshme për popullin e Kosovës që s'kanë liberalizimi të vizave - marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme - NACIONALE

Rama në Berlin: E çuditshme për popullin e Kosovës që s'kanë liberalizimi të vizave - marrëveshjet e sotme janë të rëndësishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se tri marrëveshjet e nënshkruar në Samitin e Berlinit janë të rëndësishme, teksa ka thënë se është e çudtishme për të që Kosova nuk mund të lëvizin pa viza.

Rama këto komente i bëri pas përfundimit të takimit të Samitit të Berlinit me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Sigurisht që mund të tingëllojë paksa e çuditshme ose e huaj për popullin e Kosovës që derisa po bëhet një hap tjetër përmes Qeverisë për të nënshkruar këtë liri të lëvizjes me letërnjoftime, ata ende nuk mund të lëvizin lirshëm si çdokush tjetër në rajon kur bëhet fjalë për Bashkimin Europian dhe me të vërtetë shpresoj që kjo të zgjidhet sa më shpejt të jetë e mundur”, ka thënë Rama.

Është tejet e rëndësishme ajo që kemi nënshkruar sot. Këto marrëveshje kanë qenë të bllokuara për dy apo tri vjet. Kancelari ka punuar fort për ta bindur secilin që të nënshkruajë”, ka thënë ndër të tjera Rama.

Lajme të ngjashme