Rama me fjalë të mëdha i drejtohet kosovarit në Vlorë: Shpëtimtari juaj ka qenë UÇK me komandantin Thaçi
Sot është përuruar aeroporti në Vlorë.
Atje kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një bisedë me një qytetar nga Kosova.
Përderisa ky qytetar flet për Wesley Clark si shpëtimtar të Kosovës, Rama ndërhyn duke thënë se shpëtimtari i Kosovës ka qenë UÇK dhe Thaçi.
“Shpëtimtar i juaji ka qenë UÇK me komandantin e madh Hashim Thaçi”, ka thënë Rama.